Loading…

Hamiti publikon komunikimin me Dole: ‘Rugova ka qenë miku im i dashur dhe heroi im personal’

  • 05/12/2021 | 21:06

Hamiti publikon komunikimin me Dole: ‘Rugova ka qenë miku im i dashur dhe heroi im personal’

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar për pas vdekjes së mikut të madh të kosovarëve, Bob Dole, ai ka shpërndarë një komunikim që e kishte me zyrën e Senatorit Dole në gusht të vitit 2018, shkruan Gazeta Metro.


Hamiti ka shpërndarë një komunikim që kishte me zyrën e Dole në gusht të vitit 2018, i cili i kishte shkruar se ‘Rugova ka qenë miku imi i dashur dhe heroi im personal’.

“Më 8 nëntor 2003, Presidenti Ibrahim Rugova e ka pasë emëruar Senatorin Dole Përfaqësues të Lartë të Kosovës me titull Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA. (Shih lajmin e QIK-ut, botuar te libri “Presidenti Rugova”, Presidenca e Kosovës, Prishtinë, 2007, f. 188).
Në një komunikim që kam pasur me zyrën e Senatorit Dole në gusht të vitit 2018, Bob Dole me shkruante: “Dr. Rugova was a dear friend and personal hero of mine”. [Dr. Rugova ka ka qenë mik imi i dashur dhe heroi im personal]”, ka shkruar Hamiti.

Postimi i plotë

Senatori Dole: “Dr. Rugova ka qenë heroi im personal”
Presidenti Rugova e ka pasë emëruar Senatorin Dole Përfaqësues të Lartë të Kosovës me titull Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA
Ka ndërruar jetë sot Senatori Robert Dole (1923-2021), politikani i madh republikan, hero i luftës së Dytë Botërore, kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 1996. Bob Dole ka qenë përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, mik i ngushtë i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës.
Më 8 nëntor 2003, Presidenti Ibrahim Rugova e ka pasë emëruar Senatorin Dole Përfaqësues të Lartë të Kosovës me titull Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA. (Shih lajmin e QIK-ut, botuar te libri “Presidenti Rugova”, Presidenca e Kosovës, Prishtinë, 2007, f. 188).
Në një komunikim që kam pasur me zyrën e Senatorit Dole në gusht të vitit 2018, Bob Dole me shkruante: “Dr. Rugova was a dear friend and personal hero of mine”. [Dr. Rugova ka ka qenë mik imi i dashur dhe heroi im personal].
Duke punuar ngusht me Presidentin Rugova deri në frymën e Tij të fundit, kam pasur nderin të takohem disa herë me Senatorin Dole. Herën e fundit në vjeshtën e vitit 2004, kur Snatori erdhi në vizitë në Kosovë dhe përuruam, në shoqëri të prijësve Rugova dhe Dole, një rrugë me emrin e Robert Dole-it në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Kosova është e bekuar me miqt e vet, me Robert Dole-in e të tjerë në SHBA, republikanë e demokratë. ‘Kosova e integruar në BE dhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të’ ka qenë motoja strategjike e Presidentit historik të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë