Loading…

Hamiti: Patriotizmi dhe bashkimi kombëtar, nuk shkojnë bashkë

  • 29/11/2021 | 21:31

Hamiti: Patriotizmi dhe bashkimi kombëtar, nuk shkojnë bashkë

Profesori Muhamet Hamiti ka folur për bashkimin kombëtar dhe raportet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Thotë se ata që e ofendojnë Kosovën nuk janë aspak patriot.


“Të jesh kundër pavarësisë së Kosovës, ekzistencës së mëtejme dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës dhe të jesh patriot kjo është e pamundur”, thotë Hamiti.

“Që ta duash bashkimin që është një dëshirë po e them, ideal, e kanë parë njerëzit, ndoshta edhe utopi, por që këtë ta bësh duke zhbërë vullnetin e popullit të Kosovës, kësaj lufte që është bërë në 30 vjetët e fundit, prej kur ne nisëm lëvizjen për liri e demokraci nën drejtimin e Rugovës”, thekson Hamiti.

“S’kemi qenë kurrë më bashkë si shqiptarë se tash”, thotë Hamiti në Pressing.

“Pse s’jemi më të bashkuar në politika në bashkëpunime është edhe rezultat i situatës së Kosovës së okupuar por edhe i Shqipërisë nën regjimin më të egër komunist në Europë. Patriot edhe bashkim kombëtar domosdo s’shkojnë bashkë’, shtoi Hamiti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë