Loading…

Hamitaga, nuk e pranon fajësinë për keqpërdorim detyre

  • 24/11/2016 | 13:04

Hamitaga, nuk e pranon fajësinë për keqpërdorim detyre

Prokurori Bajram Hamitaga në Gjykatën e Gjilanit nuk e pranoi fajësinë për keqpërdorim detyre.

Prokurori i suspenduar i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit Bajram Hamitaga u deklarua sot i pafajshëm në gjykimin e tij për shpërdorim detyre të zhvilluar në Gjykatën e Gjilanit.

Pafajësinë e deklaroi sot edhe Luan Delili, shoferi i Prokurorisë në Prizren që në procesin gjyqësor me Hamitagën akuzohet për frikësim gjatë procedurës penale.

Gjatë seancës avokatët e të akuzuarve u ankuan se nuk i kanë pranuar të gjitha provat me të cilat ngarkohen të mbrojturit e tyre, por thanë se kjo nuk paraqet pengesë për vazhdim të gjykimit në fazën në të cilën ai ndodhet.

Para se të deklarohen për fajësinë apo pafajësinë të akuzuarve iu lexua aktakuza nga prokurori Arben Ismajli.

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit filluan menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në maj të këtij viti, në të cilin prokurori akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po i zhvillonte hetimet..

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë