Loading…

Hamas nuk u shqetësua fort që terroristët konkurrentë Xhihadi Islamik po dërrmoheshin nga Izraeli

  • 09/08/2022 | 16:40

Hamas nuk u shqetësua fort që terroristët konkurrentë Xhihadi Islamik po dërrmoheshin nga Izraeli

Terroristët e Hamas që e sundojnë Rripin e Gazës e lanë në lloç organizatën tjetër terroriste palestineze Xhihadi Islamik tre ditët e operacionit ushtarak izraelit, nuk morën pjesë në luftime. Kritikët e Hamas madje i akuzojnë se përfituan edhe ata nga dobësimi i Xhihadit Islamik që humbën disa liderë e iu shkatërrua infrastruktura, transmeton Gazeta Metro.


Hamas dhe Xhihadi Islamik që operojnë së bashku në Rripin e Gazës nuk i kishin marrëdhëniet aq të mira para të premtes së javës së kaluar. Liderët e organizatave nuk flisnin mes vete fare. Hamas ishte e brengosur me rritjen e ndikimit të Xhihadit Islamik tek palestinezët.

Tani Hamas po akuzohet nga palestinezë të tjerë për shkak se nuk iu bashkuan Xhihadit Islamik në betejë me izraelitët, duke i lënë në lloç.

Disa orë pas armëpushimit në Rripin e Gazës të dielën mbrëma, Hamas dhe Xhihadi Islamik njoftuan se nuk do të lejonin Izraelin t’i përçante dy grupet.

Në Gaza ama tashmë flitej për marrëdhënien e tensionuar mes grupeve që është përkeqësuar më tej pasi që nisi sulmi izraelit.

Mbështetës të Xhihadit Islamk ndjehen të zhgënjyer e tradhtuar pasi Hamas nuk iu bashkua luftës. Eprorë të lartë të Hamas dhe Xhihadit Islamik madje as nuk komunikonin direkt mes vetët gjatë tre ditë të luftimeve. Ata komunikonim vetëm përmes palëve të treta, posaçërisht Egjiptit dhe Katarit.

Kritikët e Hamas thonë se organizata frikësohej t’i bashkohej një lufte me Izraelin përsëri pasi frikësoheshin se mund të humbnin kontrollin e enklavës. Ata kanë shtuar se Hamas ishte e vetëdijshme se popullata e Gazës nuk ishte e gatshme edhe për një luftë pas shkatërrimit të vitit të kaluar.

Të tjerë kritikë kanë pretenduar se liderët e Hamas nuk iu erdhi keq aspak kur i panë konkurrentët e tyre të Xhihadit Islamik, grupi i dytë më i madh i armatosur të pësojë keq në luftë me Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Disa vite rresht në media arabe dhe palestineze ishte raportuar për tensione në rritje mes Hamas dhe Xhiahdit Islamik. Sipas tyre në Hamas nuk janë të kënaqur që Xhihadi Islamik po bëhet forcë dominuese dhe e pavarur në Gaza. Tensioni arriti kulmin vitin e kaluar kur anëtarë të Hamas arrestuan disa militantë të Xhihadit Islamik që ishin nisur të lëshonin raketa drejt Izraelit.

Hamas poashtu është i brengosur me bashkëpunimin e shtuar të Xhihadit Islamik dhe grupeve tjera terroriste në Gaza, përfshi ato në lidhje me krahun e Fatah, Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës, si dhe celulat e vogla të inspiruara nga ISIS.

Tani të grupet po pretendojnë se qëllimi kryesor i Izraelit ishte t’i përçante ata dhe palestinezët mes vete. Tani ata po krenohen se aktualisht ata ia dolën të prishin komplotin e Izraelit për të nxitur ndasi mes tyre.

Për këtë arsye është e rëndësishme për liderin e Hamas Ismail Haniyeh dhe liderët e tjerë të grupit t’i ngushëllojnë një nga një familjarët e të vrarëve të Xhihadit Islamik gjatë luftimeve.

Vlerësimet e palestinezëve nga Rripi i Gazës është se Hamas doli si një prej fituesve nga konfrontimi Izrael-Xhihadi Islamik. Hamas ia doli që ta paraqesë veten si ndërmjetësi dhe ‘pala e përgjegjshme’ në atë vend.

Hamas ka arsye të ndihet plot vetëbesim pas konfliktit sipas tyre. Për dallim nga Xhihadi Islamik, ata nuk pësuan humbje në militantë dhe civilë, pasi nuk ishin cak i Izraelit gjatë luftimeve.

Ata përsëri ia dolën që të vendosen si lojtari kryesor në të gjitha çështjet në Gaza. Ndërmjetësit e Egjiptit, Katarit dhe OKB flisnin me liderët e tyre sikur ata të ishin të vetmit sundues legjitim në Rripin e Gazës. Ata duke qëndruar larg luftimeve ‘vunë si interes parësor popullin’.

Tani mundësia e Xhihadit Islamik për të kërcënuar autoritetin e Hamas ka pësuar goditje të rëndë pas eliminimit të disa eprorëve të tyre dhe shkatërrimit të arsenalit të armatimit.

Hamas poashtu tani krenohet se ka ndihmuar që të shpëtojë Xhihadin Islamik nga shkatërrimi i tërësishëm nga Izraeli.

Hamas shpreson se do të vjelë frytet e rolit të ri si ‘pala përgjegjëse’. Sa i përket atyre i topi është tek Izraeli. Hamas nuk do ta njohë shtetin e Izraelit, por ngjarjet e ditëve të fundit kanë dëshmuar dëshirën e tyre për të mbetur në pushtet si prioritetin e tyre numër 1.

Xhihadi Islamik në anën tjetër ka marrë mbështetje nga organizata terroriste islamike shiite, Hezbollah të martën, që kërcënoi Izraelin të mos tentojë që t’i sulmojë anëtarët e saj në Liban, Siri dhe Iran.

Lideri i Xhihadit Islamik kishte vizituar javën e kaluar Iranin, ku në Teheran ishte pritur nga presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë