Halloween është dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme
Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Evropë. Kisha ua mori Keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së krishtërmit. Ishte At Gjergji i IV i cili n vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin duke e quajtur Dita e të gjithë Shpirtrave. Për të mos shtrembëruar beimin tek Samhai, kjo ditë është menduar të jetë edhe dita e të vdekurve. Vetëm në shek. XIX Halloween arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve, Irlandezët, të cilët shtegëtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshim të dukshëme. Kështu tashme Halloween më tepër përngjan me karnevalet së sa me zakonet e mëhershme
Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në SHBA. Por, arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur, rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve. Një zuzar me emrin Jack O’Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij, por djalli e ktheu mbrapsht duke i dhënë një copë qymyri (thëngjill) që digjej që ta kishte gjatë gjithë rrugës. Jack-u e vendosi qymyrin në një rrepë të madhe dhe u nis drejt një udhëtimi të pafund meqë nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u fuste tmerrin shpirtrave të këqij. Meqenëse amerikanët përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-it.
Halloween është një festë e re tek ne në Kosovë e cila është performuar më shumë vitetve të fundit.Personazhe të ndryshme publike të veshur në një mënyrë të frikshme dhe shumë interesante e përçojnë këtë paraqitje me shumë kreativitet te publiku.
Mënyra e kreativitet të kosovarëve nganjëherë edhe pse shumë e bukur në paraqitje fizike, na lë të kuptojmë që pavarësisht mundit për ta festuar këtë ditë, shumë nga këta nuk e dinë kuptimin e 31 tetorit, ‘’Natës së Shtrigave.
Shumë qytetarë në këtë ditë vishen në mënyra të ndryshme. Të pyetur rreth kuptimit të kësaj dite shumë nga ta nuk hezituan të thonë se nuk e dinë se çfarë do të thotë ky “maskim”, por që u pëlqen thjesht si një ditë e veçantë për dallim nga përditshmëria.