Loading…

Haliti tregon nëse PAN i ka votat për Kuvendin dhe Qeverinë

  • 01/08/2017 | 18:14

Haliti tregon nëse PAN i ka votat për Kuvendin dhe Qeverinë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, është shprehur i vendosur se Kadri Veseli do të zgjidhet kryetar i Kuvendit më 3 gusht.


“Përderisa e kemi kandiduar, ne jemi të sigurt se do të zgjidhet edhe kryetari i Kuvendit, edhe Kryesia”, ka deklaruar ai.

Kurse ka thënë se Qeveria nuk mund të votohet në seancën e njëjtë kur do të konstituohet Kuvendi.

“Ne e kemi thirrur seancën e Kuvendit dhe sipas rregullave Kryesia nuk mund t’i thërrasë dy mbledhje njëherazi. Kryesia që zgjidhet thërret mbledhjen për krijimin e Qeverisë. Kryesia aktuale e thërret vetëm seancën konstituive”, ka shtuar ai, raporton RTK.

Megjithatë, sipas tij, votimi i Qeverisë mund të bëhet me marrëveshje ose më 3 gusht, pas seancës konstituive ose një ditë pas saj.

“Por mund të ketë ndonjë dakordësi mes subjekteve që të njëjtën ditë të ketë seancë për krijimin e Qeverisë, ose të nesërmen, nuk është ndonjë problem”, ka potencuar Haliti.

Ndërkohë ka thënë se në bazë të të dhënave zyrtare që ka koalicioni, PAN-i i ka votat edhe për ta formuar Qeverinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë