Loading…

Haliti: Serbia dëshiron që ne mos ta heqim taksën

  • 11/03/2019 | 21:44

Haliti: Serbia dëshiron që ne mos ta heqim taksën

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se Serbia është e interesuar që taksa mos të hiqet, transmeton Gazeta Metro.


Haliti për RTK’në ka deklaruar se është koha që taksa ndaj Serbisë të pezullohet dhe t’i hapet rruga dialogut.

“Unë mendoj që është koha që përfaqësuesit të ulen ose qeveria ta nxjerrë një vendim që ta pezullojnë taksën për ta parë si po zhvillohet situata”, ka deklaruar Haliti.

Ai ka thënë se kjo do t’i hapte mundësi që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje.

“Kjo do t’u hapte mundësi palëve që të ushtrojnë një trysni të barabartë që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje”, ka thënë Haliti.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë Serbia nuk dëshiron që taksën ta heq Kosova.

“Unë mendoj që është koha të mos mendojmë e veprojmë me inate. Serbia është shumë e interesuar që ne të mos e heqim taksën”, tha Haliti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë