Loading…

Haliti: Qytetarët e Prizrenit tradicionalisht e kanë mbështetur PDK’në

  • 30/05/2017 | 23:42

Haliti: Qytetarët e Prizrenit tradicionalisht e kanë mbështetur PDK’në

Nënkryetari i PDK’së, Xhavit Haliti thotë se Prizreni tradicionalisht ka mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës, dhe kjo sipas tij do të ndodh edhe në zgjedhjet e 11 qershorit.


Pas vizitës në këtë qytet, Haliti është bindur se Prizreni do të ndihmojë në jetësimin e Fillimit të Ri.

“Prizreni është vërtet qytet i bukur, me qytetarë bujarë, punëtorë e të ndershëm. Edhe sonte pritja që hasëm ishte tepër miqësore. Qytetarët e Prizrenit tradicionalisht e kanë mbështetur fuqishëm PDK-në dhe lidershipin e saj. Jam shumë i bindur se do ta mbështesin edhe më shumë më 11 qershor për ta jetësuar Fillimin e Ri, për t’i hapë perspektiva të reja zhvillimore shtetit dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Haliti në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë