Loading…

Haliti për vrasjet e pasluftës: LDK-ja dhe familjarët e të vrarëve e dinë se kush i porositi vrasjet

  • 05/11/2018 | 20:23

Haliti për vrasjet e pasluftës: LDK-ja dhe familjarët e të vrarëve e dinë se kush i porositi vrasjet

Xhavit Haliti, Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur rreth akuzave nga anëtarët e LDK’së për ‘vrasjet politike të luftës dhe pasluftës’ që po i bëjnë zyrtarëve të PDK’së dhe presidentit Thaçi.

Haliti ka thënë se për shumicën e këtyre ‘vrasjeve politike të luft dhe pasluftës’ e dijnë familjarët e të vrarëve të LDK’së dhe vet partia LDK, se kush qëndron prapa tyre, njofton gazetamtero.net.

Ai ka bërë apel që këto vrasje mos të përdoren për fushatë politike dhe ka bërë thirrje që drejtësia të mirret me zbardhjen e këtyre rasteve.

‘’Nga ato që di, kryesisht që vijnë nga mediumet e LDK-së, por edhe nga informatat që kam, për shumicën e rasteve LDK-ja dhe familjarët e atyre që janë vra e dinë saktë përafërsisht se kush i ka vra dhe kush i ka porositur vrasjet, por është një fushatë e cila është e orientuar politikisht, jo për t’i zbulu vrasjet për për t’i akuzu kundërshtarët politikë’’, tha Haliti në një intervistë për Periskopin.

Haliti po ashtu ka bërë thirrje që të rregullohet Ligji për Shpifje, pasi kohën e fundit ndaj tij janë thënë shumë të pavërteta.

Po ashtu ai ka bërë thirrje që politika mos të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë, por kjo e fundit le të jetë e pavarur dhe të kryejë hetimet në variantet e tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë