Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti që plani franko-gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, transmeton Gazeta Metro.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Halimi thotë se Kurti e ka të detyrueshme dhe obligative që të raportojë në Kuvend, pasi që Kosova është shtet parlamentar.
Sipas saj, qeveria po shkakton mosbesim e mëdyshje te qytetarët me mos transparencën e saj.
”Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar.”
”Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje,” ka shkruar ajo.
Ndryshe, Kurti pas takimit me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak tha se plani franko-gjerman, tani zyrtarisht propozimi i BE’së është një bazë e mirë për diskutime të mëtejme.
“Një diskutim i mirë me emisarin special të BE’së, Miroslav Lajcak, në një drekë punë në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që e konsiderojmë një bazë të mirë për diskutime të mëtejme dhe një platformë të qëndrueshme për përparim. Disa çështje të caktuara rreth garancive ndërkombëtare, mekanizma implementimi dhe renditje kohore do të adresohen së shpejti gjatë bisedimeve të radhës në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit Europian na bëjnë optimist,” shkroi ai. /gazetametro.net
Postimi i plotë: