Loading…

Halil Matoshi çuditë: Nuk po ikë askush nga Kosova, janë lajme të rreme pro ruse

  • 09/04/2019 | 08:46

Halil Matoshi çuditë: Nuk po ikë askush nga Kosova, janë lajme të rreme pro ruse

Këshilltari politik i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, ka thënë se lajmet për ikjen masive nga Kosova janë propagandë poltike për interesat e rusëve në rajon, transmeton Gazeta Metro.


Matoshi përmes një postimi në Facebook, ndonëse e ka pranuar se në Kosovë ka papunësi dhe varfëri, ka deklaruar se lajmet për iken e të rinjëve janë propagandë politike pro ruse.

“Ikja nga Kosova dhe ndikimi rus(Ikja kinse masive nga Kosova âsht ose rrenë për përfitume politike ose propagandë – Fake Neës- për interesat ruse në rajon…)E vertete âsht që edhe unë shkoj e pres për një vizë. Me orë e punoj për Qeverinë e vendit tim”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

“Ikja nga Kosova dhe ndikimi rus(Ikja kinse masive nga Kosova âsht ose rrenë për përfitume politike ose propagandë – Fake Neës- për interesat ruse në rajon…)E vertete âsht që edhe unë shkoj e pres për një vizë. Me orë e punoj për Qeverinë e vendit tim.

Po kush merr vizë (zyrtare, pune apo turistike) e pret biletë avioni nuk është ikje. Është lëvizje ligjore.Njerëzit shkojnë zyrtarisht për punë e biznes.

Shkojnë te familja.Viza jepen për bashkim familjar.Për punë. E pse mos me shku me punu?Kosova nuk âsht Zvicër!?Kemi nevojë për punë e pare.Po shkojnë gjinja edhe për qef.Ikja bâhet PA VIZA!?Si më 1990.Me dhunë, si më 1999.Dhe p’ej zori si më 2015.Me heçamë, maleve e prrojve.Kah Tisa. Ju kujtohet!???Me autobusa, kur të ndjek nji anmik mas, siç na ndiqte Serbia, në vitet ‘90 të shekullit të kaluem.Kemi jetu me ndihma e s’kemi ikë.Ju kujtohet mielli e zejtini i “Nânës Terezë”!?Kemi rezistu do, s’kemi ikë n’Suedi.Paramendojeni Kosovën sikur të iknim të gjithë!?Pra hiçnu agjendave opozitare se po rrejnë!Dhe ju, disa portale të Prishtinës po rreni, për hesape të opozitës dhe për me ba Fake Neës! Klikime.Kosova nuk po zbrazet.Kosovarët duen punë!Po e duen ma shumë Kosovën.Pra nuk po ikin.Kosova nuk braktiset kurrë!Unë dhe familja ime nuk kemi ikë as nën shiun e granatave të Serbisë më 1999.Na kanë lypë shumë pare. S’kemi pasë.(***)Nuk po ikin as më të varfërit.Me marrë vizë të rregullt nga një shtet i BE-së ose cilido qoftë shtet, nuk âsht ikje. Âsht leje me dalë, me fitu, me e ndreq jetën.E kush do, kur do me u kthy te sh’pia. N’atdhe.(***)Mos rreni mâ!!!Se âsht tradhti ndaj atdheut!(***)Propaganda se në Kosovë nuk ka bukë âsht e Serbisë, bâhet me pare t’Rusisë!A nuk e tha antishqiptari ndër ma t’poshtrit Ivica Daćič: “Ju jepnu viza (shtetet e BE-së) ne u japim autobusa”!?Tregim i shpifur.Tjerat janë histori plot vështirësi në Kosovë. Ka papunësi e padrejtësi.I dijmë tê gjithë!Por që mund t’i zgjidhim bashkë.Ju lutem, mos rreni me shti n’dorë pushtet politik ose për hesape ruse!?”, ka shkruar Matoshi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë