Loading…

Haki Rugova në ‘out’, nuk e ka idenë ç’po ndodhë në partinë e tij

  • 07/07/2018 | 22:34

Haki Rugova në ‘out’, nuk e ka idenë ç’po ndodhë në partinë e tij

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova sonte nuk ka pasur fare informata se çka po ndodh në partinë e tij. Ai në një deklarim për Express tha se partia e tij nuk është mbledhur në shtëpinë e Isa Mustafës, por në fakt doli krejt e kundërta. Vet shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se ishte në konakun e Mustafës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte në orët e vona ka qëndruar në shtëpinë e Isa Mustafës. Aty të pranishëm ishin edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri, Kujtim Shala e Avdullah Hoti. Por, nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova, nuk ka qenë fare i informuar për këtë takim.

Ai me bindje të plotë i ka thënë se partia e tij nuk ka asnjë mbledhje dhe se askush nuk ka shkuar te shtëpia e Isa Mustafës.

“Jo, ne nuk kemi mbledhje e as kryesia nuk është takuar. Sikur të ishte mbledh kryesia edhe unë do të isha aty. Unë tani nuk jam në asnjë mbledhje të LDK’së. Ky lajm nuk është i vertëtë. Ne jemi takuar dje, dhe siç është parë nga njoftim kemi dhënë edhe qëndimet e tona për zhvillimet e fundit’.

Ai e ka mohuar po ashtu edhe faktin se Ramush Haradinaj është pjesë e takimit të kryesisë së LDK’së. Mirëpo, vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se ishte në shtëpinë e Isa Mutafës.

“Sot nga ora 19:00 deri në 20:00 kam qenë në vizitë te familja e kryetarit Isa Mustafa. Aty ishin edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri, Kujtim Shala, Avdullah Hoti”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj konfirmon vizitën në shtëpinë e Mustafës, tregon arsyen

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë