Loading…

Haki Abazi jep arsyet pse Shpend Ahmeti duhet të jap dorëheqje (Video)

  • 27/03/2017 | 21:32

Haki Abazi jep arsyet pse Shpend Ahmeti duhet të jap dorëheqje (Video)

Drejtori i ‘Rocfeller Brothers Found’ ka dhënë disa fakte se pse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duhet të jap doreheqje.


Sipas Abazit janë dy arsye pse Ahmeti duhet të jap dorëheqje. Ai thotë se e para ka të bëjë me mohimin e të vërtetës dhe takimin e kryetari të Prishtinës me një korporatë në një ambient privat.

‘E para dhe kryesorja është mohimi i të vërtetës. E dyta është jetojmë në një realitet që na shtyn me kuptu që një marrëdhënie e kryetarit të Prishtinës me një korporatë që është ndër më të mëdhatë në një ambient privat në një jaht që është pronë e kompanisë, i tejkalon të gjitha normat’, ka thënë Abazi.

Sipas tij, Ahmeti nuk është treguar transparent, për çka deri tani është llogaritur standard i tij.

‘Ajo cka ka bërë kryetari i Prishtinës, njëra që e ka fsheh se ka qenë në jahtë, dhe e dyta duke mos e bërë plotësisht transparente arsyen pse duhet të jetë në një jahtë që është e vërtetune që është një jahtë private e një biznesi në Kosovë me shtrirje të madhe, mu më detyron si qytetar por edhe si përkrahës, por edhe si njeri që beson se duhet të krijohet dhe të ruhet një standard i të bërit politikë’, ka thënë Abazi.

Madje, Abazi i pyetur se a mund të hudhen gjithë parimet poshtë vetëm për shkak të një fotografie, ai është përgjigjur shkurt.

‘Nuk ka pak i korruptun ose shumë i korruptun. Nuk ka transparencë të vogël ose të madhe. Është vullnet politik i përcaktuar me norma’, ka shtuar Abazi.

Tutje, Abazi ka thënë se Ahmeti e ka obligim të dalë për të sqaruar qëndrimin atje.

‘Është obligim i kryetarit të Prishtinës të dal me tregu se çka është bisedu në ato takime dhe arsyen pse ka shkuar’ ka shtuar ai.

Ndryshe, Abazi ka kërkuar edhe dje dorëheqjen e Shpend Ahmetit, pas publikimit nga gazetametro.net të fotografive ku duket i pari i Prishtinës në një jaht luksoz që është në pronësi të kompanisë Devolli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]etametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë