Loading…

Haki Abazi i qahet Grenellit në Twitter: Ne e kemi hequr tarifën

  • 19/04/2020 | 18:26

Haki Abazi i qahet Grenellit në Twitter: Ne e kemi hequr tarifën

Zëvendëskryeminsitri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratës së Emisarit Special të SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, lidhur me fillimin e dialogut me seriozitet, nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti, të cilat u thanë sot nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Gazeta Metro.


Abazi i ka thënë Grenellit se Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën ndaj Serbisë, duke shtuar se zyrtari amerikan po trgon mosrespekt për Kosovën duke kërkuar që të hiqet edhe reciprociteti.

“Tarifa tashmë është hequr. Udhëheqësit e vërtetë dhe përfaqësuesit e popullit të Kosovës u zgjodhën më 6 tetor 2019. Pse po tregon mosrespekt për një vend demokratik miqësor dhe qeverinë e tij? Liderët në demokraci përcaktohen nga zgjedhjet dhe mbështetja/votat e njerëzve”, ka shkruar Abazi në tëitter.

I dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell përmes një ‘retëeeti’ ndaj postimit të Presidentit Thaçi në Twitter, ka thënë se nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti nga java e ardhshme atëherë do të fillojë dialogu me seriozitet.

“Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti”, ka shkruar Grenell në Tëitter.

Para pak orësh Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e qeverisë së re.

Thaçi ka shkruar në Tëitter se tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohen raportet e Kosovës me SHBA’në dhe Bashkimin Evropian.

“Javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re mee legjitimitet të plotë nga Kuvendi, e aftë për të luftuar pandeminë Covid-19 dhe për t’u shërbyer njerëzve. Tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohet mbështetja e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për Kosovën”, ka shkruar Thaçi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë