Loading…

Haki Abazi i përgjigjet Isa Mustafës: Ai që duhet të kërkoj falje është Agim Veliu, e jo Kurti

  • 20/03/2020 | 11:58

Haki Abazi i përgjigjet Isa Mustafës: Ai që duhet të kërkoj falje është Agim Veliu, e jo Kurti

Pas deklaratës së sotme të liderit të LDK-së, Isa Mustafa i cili sot i kërkoi Kurtit që ta tërheq vendimin për Agim Veliun dhe ta heq taksën 100%, në mënyrë që mos të prishet koalicioni, ka reaguar zëvendëskryeministri Haki Abazi.

Ai në një deklaratë për Gazeta Blic ka theksuar se Albin Kurti nuk kërkon falje për shkarkimin e Veliut. Ai që duhet të kërkoj falje sipas Abazit, është Agim Veliu.

“Në fakt Agim Veliu duhet të kërkoj falje si ministër që ka thënë se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme kundrejt qëndrimit të qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti. Nëse burimi i problemit është te ndryshimi i gjendjes së menaxhimit të situatës në Kosovë, atëherë është devijim i qëndrimit zyrtar i Agim Veliut ndaj shtetit, nuk është kryeminsitri që kërkon falje për këtë punë”, ka theksuar Abazi.

Ai ka theksuar se kryeministri e ka në dorë kthimin e Veliut.

“E ka në dorë kryeministri këtë çështje (kthimin e vendimit) por në kushtetutë është e qartë e sheh te kompetencat e kryeministrit ku thuhet kryeministri duhet të siguroj zbatim dhe koherencën e plotë në zbatimin e vendimeve të qeverisë”, tha ai.

Sipas Abazit duhet të shihet fillimisht interesi kombëtar.

“Nëse po flasim për nivelin e kërkim faljes dhe për kthimin e situatës se ai është vendim tjetër, atëherë kërkim falje duhet të bëjë Agim Veliu që ka thyer qëndrimin e qeverisë, por nuk duhet ta shohim situatën në nivelin e kthimit të vendimeve të kryeministrit, por duhet të shohim interesin kombëtar të qytetarëve dhe të ecim si qeveri përpara, mos të shantazhohemi me një përkufizim të kërkesës së presidentit për shpallje të jashtëzakonshme”, tha Abazi për Blic.

Sa i përket heqjes së taksës, kërkesë kjo e Isa Mustafës, Abazi ka theksuar se kjo çështje e nivelit qeveritar e jo e atij partiak.

“Çështja e tarifës është që ne po e diskutojmë si qeveri në nivel qeveritar, kjo nuk është që të diskutohet në nivel partive sepse është vendos nga qeveria dhe diskutohet brenda qeverisë dhe ne po punojmë intensivisht për këtë ….. dhe nuk është çështje e një kryetari partie është vendim qeverisë kjo.”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë