Loading…

Haki Abazi i kërkon Ahmetit që të jap dorëheqje

  • 26/03/2017 | 12:51

Haki Abazi i kërkon Ahmetit që të jap dorëheqje

Njohësi i çështjeve politike në vend, që është edhe drejtor i “Rockfeller Brothers Fund” Haki Abazi ka reaguar pas pamjeve të publikuara mbrëmë nga Gazeta Metro, ku Shpend Ahmeti shihet në një jaht luksoz në Budvë.

Haki Abazi, përmes një postimi në facebook ka shprehur pakënaqësinë e tij rreth ‘jetës luksoze’ që po bëjnë politikanët kosovarë, përderisa populli ka nevojë për shumëçka.

Abazi kërkon dorëheqjen edhe të të tjera figurave publike, të cilët, siç thotë ai, sorollatën dhe bëjnë luks.

“Dua ta kujtoj sot Agim Hajrizin- heroin e Kosovës që nuk e ka dhënë jetën së bashku me djalin edhe nënën që sot të tjerët me u sorrollatë ne Jahta të Budvës. Jep Dorëheqje!”, ka shkruar Abazi.

“Dua të kujtoj gjithashtu Bajram e Gursel Sylejmanin- dy artistë, heronj, që nuk e kanë dhënë jetën që sot të tjerët me u sorrollatë haremave të Stambollit e villave të Alpeve të Francës. Jepni dorëheqje!”, ka shtuar ai.

Ai më tutje, tha se Kosova nuk është e partive politike,  e as pronë e askujt por e gjithë atyre që dhanë gjithçka për të.

“Kosova nuk është e partive politike as pronë private e askujt, as pronë e Stambollit e as e Francës- është e qytetarëve dhe atyre që kanë dhënë gjithçka për të”, ka përfunduar ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë