Loading…

Hakerët shqiptarë kërcënojnë Francën për Haradinajn (Video)

  • 09/01/2017 | 16:20

Hakerët shqiptarë kërcënojnë Francën për Haradinajn (Video)

Grupi “Anonimus” nga Shqipëria e ka kërcënuar Francën që do të paguaj çmimin dhe do të jetë fajtore për fillimin e luftës në Ballkan, nëse nuk e liron Ramush Haradinajn, transmetojnë media shqiptare.

Në video-porosinë nëpërmes të kanalit Youtube, anëtarët e “Anonimus-Albania” thonë se janë tejet të zhgënjyer me vendimin e qeverisë françeze në lidhje me arrestimin e Haradinajt, duke e vlerësuar si provokim.

“Drejtpërsëdrejti qeverisë françeze. Ne jemi Anonimus-Albania. Ne jemi shumë të zhgënjyer me qëndrimin e juaj për arrestimit të Ramush Haradinajt, njërit prej heronjëve tanë”, pretendohet në fillim të porosisë. Haradinaj ka kontribuar në lirinë e Kosovës më 1998, duke shtuar se Kosova është e pavarur, e jo pjesë e Serbisë”.

“Ju po e dëmtoni dialogun në mes të Kosovës dhe BE’së. Provokimi i juaj do të hapë luftë në Ballkan. Pra, mos luani me ne. Nuk duhet të ekstradoni Haradinajn në Beograd, sepse pas lufte ai do të jetë me ne shqiptarët. Mos harroni, ose Haradinajn në liri, ose do të paguani këtë. Ne jemi “Anonimus-Albania”. Ne nuk falim, nuk harrojmë, na pritni”, theksohet në mesazh./Gazetametro.net

https://www.youtube.com/watch?v=dPg1k7g5R_I

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë