Loading…

Hajni më budalla i të gjitha kohërave (Foto)

  • 20/03/2017 | 10:43

Hajni më budalla i të gjitha kohërave (Foto)

Xhandarmeria franceze, për të cilën arrestimi kurrë nuk ishte më i lehtë, ka publikuar fotografinë në të cilën shihet një burrë gjysma e trupit e të cilit kishte ngecur në dritare.


Xhandarët francez, kur e morën lajmërim për vjedhje, e gjetën hajnin të ngecur në hapje të dritares së shitores të cilën e bëri me një çekan.

“Ai në gjendje të alkoolizuar, e plaçkiti shitoren, por… ngeci në dritare para se të arrestohej”, ka theksuar xhandarmeria në Twitter, transmeton AP, përcjell gazetametro.net

Hajni, burri 46 vjeç, u arrestua të enjten në vendin Molon-Lishar në jugperëndim të Francës, i ka thënë agjencisë amerikane zyrtari i xhandarmerisë rajonale.

Hajnin e ngecur më parë e kanë liruar nga dritarja zjarrfikësit, ka shtuar zyrtari anonim. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë