Loading…

Hajni masive e organizuar në Los Angeles, vodhën çfarë mundën

  • 19/08/2022 | 15:22

Hajni masive e organizuar në Los Angeles, vodhën çfarë mundën

Një turmë e hajnave janë xhiruar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një degë të dyqaneve të njohura amerikane 7-Eleven në fillim të kësaj jave, transmeton Gazeta Metro.


Videot e xhirimeve të publikuara nga policia e Los Angeles zbuluan si dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve as që u munduan të fshehin fytyrat vodhën çka kishin përpara kur ia mësyen dyqanit të hënë n pas pak mesnate në lagjen Harbor Gateway në Los Angeles.

Në xhirim shihen duke vjedhur  xhirim shihen duke vjedhur edhe kasën në banak, bileta lotarie, çamçakëzë e çfarë pati. Këta vandalë madje u panë duke i hedhur e ndjekur me mallra punëtorët e dyqanit që braktisën atë dhe arratisën.

Turma e të dyshuarve ia mbathi para se të arrinte policia në vend të ngjarjes. Sipas policisë kjo turmë e organizuar hajnash kishin bllokuar me vetura gjithë udhëkryqin me vetura që krijoi një hapësirë në mes të vendit. Ata aty nisën të vandalizojnë rrugët pastaj edhe vodhën çka gjetën para se të ikin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë