Loading…

Hajnat filmohen gjatë vjedhjes në Istog (Video)

  • 17/01/2017 | 23:19

Hajnat filmohen gjatë vjedhjes në Istog (Video)

Një qytetar nga Istogu ka dërguar në KALLXO.com një video të një vjedhjeje spektakulare në parkingun e një marketi në këtë qytet

Siç shihet në pamje, grabitësit e vëzhgojnë për disa çaste makinën ndërsa në momentin e fundit njëri nga ta thyen xhamin e pasmë të makinës nga ku merr një çantë dhe largohen duke hipur në makinën e tij.

Pak metra më tutje, hajni vazhdon i papenguar të kontrollojë edhe makinat e tjera nëse në to ka gjëra me vlerë dhe përfundimisht pasi kryejnë vjedhjen largohen me makinën e tyre.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ditën në fjalë në këtë market kishte ndodhur një vjedhje.

Xhevat Ibraj, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, tha se më 27 mars 2016, Policia ka regjistruar një rast vjedhje.

“Viktima ka raportuar në Polici se përderisa kishte parkuar automjetin e tij me tabela të Austrisë, persona të panjohur i kanë thyer xhamin, ku nga brenda i kanë vjedhur një çantë në të cilën ka pasur kozmetikë” ka thënë Ibraj.

Sipas tij, vlera e përgjithshme e dëmit është rreth 400 €.

Me gjithë ngjarjen e filmuar, policia nuk ka njoftuar të ketë arrestuar personat e dyshimtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë