Loading…

‘Hajn, mashtruese ordinere, rrinë duke incizuar’: Eskalon debati në mes deputetit të VV’së dhe kryesueses së SHSKUK’së

  • 23/02/2022 | 21:32

‘Hajn, mashtruese ordinere, rrinë duke incizuar’: Eskalon debati në mes deputetit të VV’së dhe kryesueses së SHSKUK’së

Ka eskaluar debati në mes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mirsad Shkreta dhe kryesueses së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Agreta Gashi, e cila ishte emëruar nga Qeveria Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Në vizitën që patën sot deputetët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, me Bordin e SHSKUK’së dhe drejtorin Valbon Krasniqi, u diskutua rritja e listave të pritjes për operim të pacientëve, furnizimi me barna nga lista esenciale, mos funksionalizimi i spitalit pediatrik.

Gjithashtu deputet kërkuan sqarim pse kryesuesja e Bordit të SHSKUK’së ishte edhe kryetare e komisionit për përzgjedhje të drejtoreve klinik.

Kur deputet kërkuan llogari nga Agreta Gashi ajo i akuzoj pa fakte deputetët se kanë interesa, kjo situatë nervozoj teje mase deputetin Mirsad Shkreta i cili e quajti kryesuesen e Bordit hajdute ordinere që rrinë skutave me ‘screenshot’, qe pinë duhan ne vendin e punës dhe se atë do ta padis ne prokurori.

Në debatin mes Shkretës dhe Gashit, dëgjohen edhe deputetët e tjerë Bekim Haxhiu e Famtire Kollqaku, por debati i ashpër ishte mes deputetit të VV’së dhe kryesueses së SHSKUK’së.

VIDEO KËTU – Mirad Shkreta përplaset me kryesuesen e SHSKUK’së

 

Sipas raporti të SHSKUK-se numri i operacioneve që në vitin 2019 ishte mbi 42 mijë ne vitin 2021 ka rënë në 22 mijë operacione.

Ndryshe në prill të vitit të kaluar Agreta Gecaj-Gashi ka marr kryesimin e Bordit Drejtues të SHSKUK-së.  Gecaj-Gashi është anesteziologe dhe intensiviste në QKUK.  /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë