Loading…

Hajduti i fiksuar pas biçikletave, shihni se si i vidhte (Video)

  • 31/05/2017 | 13:03

Hajduti i fiksuar pas biçikletave, shihni se si i vidhte (Video)

Një 21-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kryer një sërë vjedhjesh të biçikletave në kryeqytet.


Policia ka publikuar edhe videon e një rasti se si fare lehtë e ka grabitur biçikletën si të ishte e tija.

Më datë 30.05.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, pas një pune profesionale kanë bërë arrestimin e shtetasit në kërkim:

Drilon Lila, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet e kryera është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të 10 biçikletave, në zona të ndryshme të Tiranës dhe më konkretisht:

1.     Më datë 18.04.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. T.

2.     Më datë 15.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. M.

3.     Më datë 21.04.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D.

4.     Më datë 18.05.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetases K. K.

5.     Më datë 22.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. D.

6.     Më datë 24.04.2017, në rrugën “Marko Boçari”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. A.

7.     Më datë 25.04.2017, në rrugën “Medar Shtylla”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Th.

8.     Më datë 08.05.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Z.

9.     Më datë 21.05.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën shtetasit E. Q.

10.   Më datë 28.05.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur biçikletën shtetasit P. A.

Nga deklarimet e marra shtetasit Drilon Lila, ka pranuar kryerjen e këtyre vjedhjeve të sipër përmendura.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, ku ky shtetas dyshohet të jetë autor.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë