Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,Rozeta Hajdari ka mbajtur konferencë për medie.
Hajdari gjatë konferencë ka thënë se shkarkimi i menaxhmentit të Postës, ishte në përputhje me ligjin për ndërmarrjeve publike.
“Sot Bordi i përkohshëm ka bërë shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv dhe ky shkarkim është bërë në përputhje me ligjin për ndërmarrjeve publike. Ndërmarrja kishte degraduar në tri vitet e fundit”, tha ajo.
Posta e Kosovës ka planifikuar për marrjen e shërbimeve konsulente dhe konkretisht. Kjo konsulentë që është marr nga posta është pikërisht për shërbimet e rregullta dhe nuk ka qenë diçka specifike dhe ne si qeveri jemi të obliguar që ndërmarrja publike të veproje sipas ligjeve dhe detyrat që kemi për keqmenaxhimin e parasë publike. Gjithçka që është marr janë marr nga bordi i përkohshëm”, tha Hajdari.