Loading…

Hajdari del në studio e lavdëron vizitën e Kurtit në SHBA: Na e afroi bashkëpunimin me Amerikën

  • 30/06/2022 | 23:49

Hajdari del në studio e lavdëron vizitën e Kurtit në SHBA: Na e afroi bashkëpunimin me Amerikën

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sonte në Tëvë1 e komentoj edhe vizitën e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të cilën tha se ka sjellë rezultate konkrete.


Hajdari në emisionin “Këndi i Debatit” tha se si rezultat i vizitës së Kurtit në SHBA është afruar bashkëpunimi me Amerikën ku pritet se do të ketë edhe inicim të marrëveshjes së tregtisë ë lirë me ketë shtet.

“Rezultat i vizitës së Kurtiti në Amerikë është që bashkëpunimi është afruar me Amerikën dhe ne do të kemi inicimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Amerikën pastaj do të kemi inicimin të forumit të përbashkët ekonomik. Kompanitë amerikane që i vizitoj Kurti do të vijnë në Kosovë në këtë forum të përbashkët ekonomik në të ardhmen”, tha Hajdari.

Ndërkohë për 18 ditë më radhë gjatë muajit maj të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka vizituar shumë biznese dhe kompani amerikane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë