Loading…

Hahn sot në Kosovë  

  • 11/11/2016 | 08:26

Hahn sot në Kosovë  

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të qëndroj sot në Kosovë, vizitë e kjo e para në rajon e Komisionerit pas miratimit të Pakos për Zgjerim.

Ai, së pari do të takohet me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa e më pastaj do marrë pjesë në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane.

Në fakt vizita e tij do jetë e fokusuar në lansimin e kësaj agjende.

Pos kryeministrit komisioneri do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj.

Komisioneri do ta përmbyllë ditën me një takim së bashku me deputeten e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek me të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike.
Agjenda e komisionerit Hahn gjatë vizitës në Kosovë

14.30 – Takim përshëndetës me kryeministrin Isa Mustafa

14.45 – Lansimi i Agjendës për Reforma Evropiane me kryeministrin Mustafa

16.15 – Konferencë për shtyp me kryeministrin Mustafa

17.30 – Takim me ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj

18.15 – Takim me zëvendësministrin Branimir Stojanoviq

19.00 – Tryezë e rrumbullakët e Komisionerit Hahn me eurodeputeten Lunacek dhe liderët e partive politike (PDK, LDK, VV, AAK and NISMA).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë