Loading…

Hahn: Punoni për BE, por nuk mund të na vini me probleme

  • 24/08/2018 | 19:29

Hahn: Punoni për BE, por nuk mund të na vini me probleme

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, është deklaruar rreth hyrjes në BE të vendeve të Ballkanit.


Hahn ka inkurajuar vendet që të punojnë për hyrje në BE, transmeton gazetametro.net

Megjithatë, Hahn ka tërhequr vërejtjen  se vendet nuk mund të vijnë në BE me probleme.

Ai ka thënë se vendet që punojnë për BE janë pasuri, por se nuk duhet shikuar shpejtësia e hyrjes në BE por cilësia. Hahn ka thënë se duhet të punohet në zhvillm dhe për sundim të ligjit.

“ Është e qartë se këto vende kanë perspektivë evropiane, janë një pasuri e madhe. Por për këtë gjë në rend të parë është cilësia e përgatitjes për të hyrë në BE, dhe jo se sa shpejtë ato futen në BE” , ka deklaruar Hahn.

“Ne do të marrim pëlqimin e qytetarëve tanë për zgjerim, vetëm nëse ata mendojnë që një anëtar i ri do ta pasurojë BE-në dhe nuk do ta ngarkojë atë me probleme”, ka thënë Hahn. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë