Loading…

Hahn: Nëse Kosova dhe Serbia pajtohen, të tjerët nuk mund t’i ndryshojnë kufijtë

  • 25/08/2018 | 23:41

Hahn: Nëse Kosova dhe Serbia pajtohen, të tjerët nuk mund t’i ndryshojnë kufijtë

Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për ndryshim të kufijve, kjo nuk mund të përdoret si arsye për ndryshime kufijsh në vende tjera në rajon.


Duke folur në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë Hahn ka lënë të kuptohet se Bashkimi Evropian është në dijeni se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Vupiq tashmë janë të fokusuar në negociata për ndryshim kufijsh.

“Pa marrë parasysh se cila është zgjidhja dhe ne nuk përjashtojmë asgjë, duhet ta dimë se gjëja më e rëndësishme është stabiliteti në rajon. Kjo lloj marrëveshje nuk duhet të shtyjë ide të tjera”.

“Pra edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjë me dije se kjo është një marrëveshje vetëm për këtë rast, që ne fund të ditës do të kontribuojë që të krijojë stabilitet, paqe dhe prosperitet në rajon”, u shpreh Hahn.

Hahn ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet mbështetur që ata ta arrijnë një marrëveshje.

“Ne që jemi jashtë, nuk do të ishte e mençur që të intervenojmë në një formë ose në një tjetër. Ne duhet t’ua lëmë atyre por duhet të ju japim çdo mbështetje për ta gjetur një zgjidhje”, ka thënë komisioneri Hahn./REL

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë