Loading…

Hahn: Marrëveshja me Serbinë do t’i sjellë Kosovës njohje nga 5 shtetet e BE’së

  • 16/10/2018 | 14:10

Hahn: Marrëveshja me Serbinë do t’i sjellë Kosovës njohje nga 5 shtetet e BE’së

Komisioneri Evropian për Politika Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, shpreson që pas përmbylljes së negociatave Kosovë-Serbi dhe arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, shtetet mos-njohëse të pavarësisë së Kosovës do ta rishqyrtojnë vendimin e tyre.

Në një intervistë për prestigjiozen franceze, “ElPais”, Hahn ka thënë se arritja e marrëveshjes ligjërisht obliguese mes dy vendeve është kyçe për rajonin.

“Qëndrimi i përbashkët i BE-së është se kur flasim për Ballkanin, ne ose eksportojmë stabilitet ose importojmë jo-stabilitet. Përvoja na tregon se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në Ballkan mund të arrihen vetëm përmes një perspektive evropiane. Shkurtin e kaluar ne publikuam strategjinë tonë për Ballkanin, dhe një nga përfundimet kyçe është se ne do të pranojnë shtete të reja anëtare vetëm nëse i kanë zgjidhur të gjitha konfliktet bilaterale me fqinjët e tyre. Për këtë arsye një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë është e nevojshme, e madje është kyçe për rajonin. Na duhet ta lehtësojmë dialogun mes tyre. Shpresoj që pas kësaj, do të jemi në një situatë në të cilën ato vende që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës [Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro] do të mund të studiojnë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe të marrin vendimin e tyre”, ka thënë Hahn.

Sipas komisionerit Hahn, Spanja, sikurse edhe vendet tjera, ndonëse nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka kontribuar shumë në përmirësimin e stabilitetit të rajonit.

“Kemi marrëveshje strategjike me Kosovën. Duhet t’i lëmë Kosovën e Serbinë të arrijnë një marrëveshje, dhe nëse ajo arrihet, atëherë do të shohim se cilët do të jenë hapat e radhës”, ka potencuar Komisioneri Evropian për Politika Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë