Loading…

Hahn: Bisedova me Thaçin, Haradinajn e Vucicin, u pajtuam për qetësi dhe joeskalim

  • 23/11/2018 | 16:49

Hahn: Bisedova me Thaçin, Haradinajn e Vucicin, u pajtuam për qetësi dhe joeskalim

Komisioneri për zgjerim të BE, Johannes Hahn, ka zhvilluar bisedë me presidentët Hashim Thaçi dhe Alakesandar Vucic dhe me kryeministrin Haradinaj në lidhje me zhvillimet e fundit, shkruan gazetametro.net


Në një postim në Twitter, Hahn shkroi se ka biseduar me dy presidentët dhe kryeministrin Haradinaj për një zgjidhje.

Ai tha se u pajtuan mbi ”nevojën urgjente për qetësim dhe deeskalim, për interesin e gjithë rajonit”.

Hahn gjithashtu tha se ka ofruar ndihmë që të punojmë mbi zgjidhje ”praktike dhe të shpejta për çështje të ndryshme tregtare”.

Ndryshe, para pak ditësh qeveria e Kosovës ngriti në 100% taksën ndaj produkteve serbe. Kjo ka ngjallur reagime të ashpra nga pala serbe po edhe nga BE, ku është kërkuar heqja e kësaj takse. Serbia madje ka kërcënuar me ndërprerje të dialogut, deri në heqjen e taksës.

Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, ka bërë të ditur se taksa nuk do të hiqet. Kryeministri Haradinaj ka thënë se kjo taksë është vendosur për shkak të luftës diplomatike të Serbisë kundër shtetit të Kosovës. Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë