Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë një gabim në fjalim gjatë seancës së sotme. Ai iu ka referuar Rusisë si Bashkim Sovjetik, i cili ishte bllok i shteteve komuniste, por që është shpërbërë tash e disa dekada, shkruan Gazeta Metro.
Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për çështjen epidemiologjike në vend.
Në fjalën e tij, ministri i Shëndetësisë, derisa po bënte krahasimin e të rezultuarve pozitivë me virusin korona në 1 milion banorë, në Kosovë, Europë dhe shtetet tjera, ai ka bërë një gabim.
Latifi, ka thënë se në shtetet e Bashkimit Sovjetik është 2 mijë e 728 raste për 1 milion banorë.
Faktikisht Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991. 15 shtete ishin të bashkuara në unionin sovjetik nga 1956 deri më 1991. /gazetametro.net