Loading…

Habiten turistët nga çmimet e ushqimeve në këto vende Shqipërisë

  • 06/07/2017 | 23:03

Habiten turistët nga çmimet e ushqimeve në këto vende Shqipërisë

Disa të rinj kishin shkuar në plazhin e Himarës për të pushuar disa ditë. Ata vendosën të hanin diçka të shpejtë dhe vendosën të uleshin pranë një fast-food-i.


Djemtë porositën 3 sufllaqe dhe disa pije freskuese. Pasi mbaruan ushqimin dhe kërkuan faturën vunë re me lemeri se çmimi i një sufllaqeje ishte 700 lekë të reja. Ata ishin tre veta dhe paguan 2100 lekë të reja vetëm për sufflaqet.

Të rinjtë shprehen se edhe rizoto me fruta deti nuk kushton kaq shumë. Gjithsesi ngaqë nuk kishin se ç’të bënin, ulën kokat dhe paguan.

Ky është një tjetër rast ku tregohet mjaft qartë abuzimi me çmimet në zonat e jugut gjatë sezonit veror

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë