Skuadra e Real Madrid ka publikuar dy orë para ndeshjes formacion zyrtar kundër Barcelonës, ndërsa Barcelona pak minuta më parë për ndeshjen e cila do të luhet me fillim nga ora 21:00, transmeton Gazeta Metro.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti sot do të luaj pa sulmuesin i cili këtë edicion është duke kaluar në një formë fantastike, Karim Benzama që do të jetë një mungesë e madhe për ‘Los Blancos’.
Gjithashtu mungesë tjetër e rëndësishme do të jetë edhe mbrojtësi i krahu të majtë, Ferland Mendy i cili po ashtu është i lënduar.
Sulmuesi brazilian 21-vjeçar, Rodrygo do të jetë sot startues në vend të Karim Benzemas.
Formacioni zyrtar i Real Madrid:
Courtois, Carvajal, Eder Militao, Alaba, Nacho, Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vinicius JR, Rodrygo.
Formacioni zyrtar i Barcelonës:
Ter Stegen, Jordi Alba, Pique, Araujo, Dani Alves, Pedri, Busquets, De Jong, Ferran Torres, Aubameyang, Dembele. /gazetametro.net