Loading…

Haakon VIII betohet si mbret i Norvegjisë pas vdekjes së babait

  • 01/09/2026 | 21:01

Haakon VIII betohet si mbret i Norvegjisë pas vdekjes së babait

Katër ditë pas vdekjes së babait të tij, Haakon VIII ka bërë betimin para Parlamentit të Norvegjisë, duke shënuar zyrtarisht nisjen e mbretërimit të tij.


53-vjeçari u betua të martën në Storting, duke u zotuar se do ta qeverisë Mbretërinë e Norvegjisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Haakon u bë mbret më 28 gusht, pas vdekjes së babait të tij, Harald V, në moshën 89-vjeçare, pas 35 vitesh në fron.

Mbreti i ri ka zgjedhur të vazhdojë me moton mbretërore “Gjithçka për Norvegjinë”, të njëjtën që kishte zgjedhur edhe stërgjyshi i tij, Haakon VII.

Në Norvegji nuk ka kurorëzim tradicional. Kjo praktikë është hequr në vitin 1908, ndërsa kalimi i fronit ndodh automatikisht pas vdekjes së monarkut.

Betimi i Haakonit vjen në një kohë zie kombëtare për Harald V, funerali i të cilit është caktuar për 9 shtator.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë