Loading…

“Gylenistët e deportuar nga Kosova”, 28 eurodeputetë letër Thaçit e Haradinajt

  • 16/04/2018 | 20:26

“Gylenistët e deportuar nga Kosova”, 28 eurodeputetë letër Thaçit e Haradinajt

Anëtarët e Parlamentit Evropian i kanë dërguar një letër autoriteteve kosovare përmes të cilës shprehin shqetësim të madh për arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova, duke thënë se Kosova duhet të respektojë principet dhe standardet evropiane.


Deputetët nga 28 vende evropiane nga grupe të ndryshme politike i dërguan letër presidentit Hashim Taçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, përcjell gazetametro.net.

Iniciativa është marrë nga raportuesi për Kosovën në PE, Igora Sholtes dhe deputetetja Rebeka Harms.

Kjo u bë e ditur nga vetë Sholtes përmes një postimi në twitter.

Së bashku me @RebHarms kemi nisur një letër drejtuar @ HashimThaciRKS & @haradinajramush nënshkruar nga 28 deputetë në të gjitha grupet politike për të shprehur shqetësim serioz për rastin e 6 shtetasve turq të cilët u arrestuan në #Kosovë dhe u deportuan në #Turkinë @ AsylumSlovenia 1/3’, ka shkruar Soltes në twitter./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë