Gwyneth Paltrow ka folur për periudhën e vështirë pas përfundimit të lidhjes së saj me Brad Pitt, duke veçuar ndikimin që pati vëmendja e madhe e mediave.
Dy aktorët u takuan në vitin 1994 gjatë punës për filmin “Se7en” dhe dy vite më vonë u fejuan. Marrëdhënia e tyre përfundoi në qershor të vitit 1997, një ndarje që Paltrow e ka përshkruar më herët si një moment të dhimbshëm.
Në një intervistë për podcastin “Friends Keep Secrets”, aktorja tha se ekspozimi publik e bëri situatën edhe më të vështirë për t’u përballuar.
“Mendoj se vëmendja e shtypit dhe gjithçka tjetër e bën situatën të duket shumë më e madhe nga sa është në të vërtetë. Duhet të mbash mbi supe këtë peshë të rreme të rëndësisë publike, një barrë shtesë dhe një turp shtesë që lidhja nuk funksionoi”, tha ajo.
Paltrow ka treguar edhe më parë se fundi i romancës me Pitt e kishte lënë të zhgënjyer, ndërsa tani ka shpjeguar se presioni publik ndikoi në mënyrën se si e përjetoi atë periudhë.