Loading…

Guvernatori i BQK’së takon Drejtuesin e Thesarit të Grupit të Bankës Botërore

  • 16/04/2026 | 23:00

Guvernatori i BQK’së takon Drejtuesin e Thesarit të Grupit të Bankës Botërore

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, sot ka takuar zëvendëspresidentin dhe Drejtuesin e Thesarit të Grupit të Bankës Botërore, Jorge Familiar, në kuadër të Takimeve Pranverore 2026 në Washington DC.


Sipas komunikatës të BQK-së, guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndaj BQK-së, “veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe në avancimin e praktikave të menaxhimit të rezervave ndërkombëtare”.

Ismaili po ashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të programeve si Partneriteti për Këshillim dhe Menaxhim të Rezervave dhe vuri në pah përfitimet konkrete në avancimin e praktikave të investimit dhe menaxhimit të riskut.

Ndërkaq, Familiar “vlerësoi progresin e arritur nga BQK dhe rikonfirmoi mbështetjen e Bankës Botërore për projektet dhe iniciativat që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit financiar”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë