Loading…

Gurët bllokojnë aksin rrugorë Hani i Elezit – Gorancë

  • 03/11/2016 | 11:35

Gurët bllokojnë aksin rrugorë Hani i Elezit – Gorancë

 

Nuk është hera e parë që rrugët bllokohen në rajonin e Hanit të Elezit dhe Kaqanikut. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot nga shembja e gurëve në aksin rrugorë Hani i Elezit – Gorancë.

Njoftimi për këtë shembje ka ardhë nga zyra për informim e komunës së Hanit të Elezit, ku ndër tjerash thonë se komuna bashkë me policinë e Kosovës janë duke monitoruar rrugën.

“Zyrtarë nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Policisë së Kosovës janë në monitorim të rrugës e cila për momentin është e pakalueshme. Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke marrë masa që kjo rrugë të pastrohet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e komunës./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë