Loading…

Guardiola me lavdata për Liverpool: I vetmi ekip që mund të na mposht

  • 16/02/2022 | 16:16

Guardiola me lavdata për Liverpool: I vetmi ekip që mund të na mposht

Manchester City dje ka fituar me rezultat të thellë 0-5 kundër skuadrës së Sporting në Lisbonë, duke qenë shumë afër tani për të siguruar çerekfinalet e Uefa Champions League, por Guardiola ka folur edhe për rivalitetin në Premier League kundër Liverpoolit, transmeton Gazeta Metro.


Guardiola pas ndeshjes së djeshme në një pyetje të bërë se cila skuadër mund ta ndal Manchester Cityn këtë sezon, ai tha që është Liverpool, ndër të tjera ai shtoi: “Liverpool. Liverpool është 6 pikë prapa nesh [duke supozuar se Liverpool mposht Leeds United]. Ata ishin rivalët tanë më të mëdhenj në sezonet e fundit. Ata janë gjithmonë aty. Ata janë një ekip fantastik në Europë.”

Spanjolli në vazhdim u pyet edhe për kandidatët potencial që mund ta fitojnë Uefa Champions League këtë sezon, duke u përgjigjur në mënyre diplomatike ai tha: “Vetëm shikoni PSG sot luajti një ndeshje shumë të bukur ndaj Real Madrid. Inter, Liverpool, Manchester United janë në këtë kompeticion.”

‘The Reds’ janë në luftë të ashpër për vendin e parë në Premier League me Manchester Cityn, duke qenë 9 pikë prapa por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë