Loading…

Grupi i arrestuar në Trudë ka kryer grabitjen në Merdare dhe ka tentuar t’i vras policët |PAMJE të xhiruara

  • 16/10/2018 | 21:13

Grupi i arrestuar në Trudë ka kryer grabitjen në Merdare dhe ka tentuar t’i vras policët |PAMJE të xhiruara

Mesditën e së premtes, katër persona të maskuar dhe të armatosur me kallashë, ishin futur në terminalin doganor në Merdare ku kishin tentuar të kryejnë grabitje në zyrën e Agjencionit Doganor dhe më pas në një filial banke.


Indeksonline kishte raportuar menjëherë për këtë grabitje duke publikuar edhe pamje të xhiruara nga kamerat e dëshmitarëve të rastit.

Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit kishin ikur me veturë në drejtim të fshatit Dumnicë dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësitit policor i cili ishte vënë në ndjekje të grupit të plaçkitësve.

Fatmirësisht asnjë nga zyrtarët policor nuk kishte pësuar lëndime trupore gjatë të shtënave.

Policia aksionin për shkatërrimin e grupit nuk e kishte ndërpre deri ditën e djeshme, ku i vuri në pranga pesë persona të dyshuar.

Të dyshuarve u janë bastisur shtëpitë ku u janë konfiskuar 13 automjete të ndryshme, dy motoçikleta, disa telefona celular, një pistoletë të cilat dyshohet se janë blerë me të holla të përfituara nga veprat penale.

Grupi i grabitësve pas arrestimit është dërguar fillimisht në njërin nga Stacionet Policore në Prishtinë ndërsa pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë