Loading…

Gruevski: Të gatshëm për opozitë nëse LSDM pranon Platformën shqiptare

  • 11/02/2017 | 23:34

Gruevski: Të gatshëm për opozitë nëse LSDM pranon Platformën shqiptare

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se nëse LSDM nënshkruan kërkesat e BDI-së dhe Platformën shqiptare atëherë ata janë të gatshëm të shkojnë në opozitë.


“Ato janë kërkesa që nuk i ndihmojnë as shqiptarëve e as maqedonasve. Janë kërkesa që do të na hidhërojnë njëri me tjetrin. Ne dëshirojmë t’ju ndihmojmë të gjithëve, të kenë jetë më të mirë me punësime, dhe jo kërkesa të tilla jo logjike. Si të kuptohen qytetarët kur jemi 65 me 25? Si të kuptohen mjek me mjek, polic me polic.

Ne jemi njerëz që e mbajmë fjalën dhe gjëra jologjike nuk do të pranojmë. Përndryshe nuk kemi asgjë kundër shqiptarëve”, ka thënë Gruevski në intervistën për TV NOVA, në të cilën ka shtuar se ata do të bëjnë përpjekje në parlament për të penguar realizimin e platformës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë