Loading…

Gruevski kohë deri në mesnatë të pranojë kërkesat e shqiptarëve

  • 29/01/2017 | 19:26

Gruevski kohë deri në mesnatë të pranojë kërkesat e shqiptarëve

Mandatari për krijimin e qeverisë maqedonase, ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka kohë vetëm edhe deri në mesnatë për të njoftuar se ka arritur të mbledhë shumicën parlamentare për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë.


Mediat në Maqedoni, por edhe Top Channel në Shqipëri, po raportojnë se është arritur marrëveshja e koalicionit në mes të VMRO-DPMNE dhe BDI-së së Ali Ahmetit, por ende asgjë zyrtare nuk ka në këtë drejtim, shkruan gazetametro.net.

BDI për dy ditë rresht është duke zhvilluar konsultime ndërpartiake në selinë e saj në Reçicë të Vogël, diskutohen propozimet e bëra ndaj Gruevskit dhe anasjelltas.

Faktori politik shqiptar në Maqedoni, e në veçanti BDI si partia më e madhe, kanë vën disa kushte, njëri prej tyre bërja e shqipës gjuhë zyrtare, të cilën duhet ta pranojë Gruevski, para se të arrijë të marrë pëlqimin për koalicion.

Ndërsa, ende nuk ka asgjë zyrtare, Top Channel, duke u thirrur në burime të veta brenda fatorit politik në Maqedoni, ka raportuar se tanimë marrëveshja në mes të BDI’së dhe VMRO-DPMNE’së, është arritur dhe ajo parasheh që partia e Ahmetit t’i marrë 8 ministri duke përfshirë edhe atë të Brendshmën. Gjithashtu, thuhet se Gruevski është pajtuar edhe me kushtin që shqipja të bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë