Loading…

Gruaja shkon dhe kërcënon një burrë tek shtëpia e tij

  • 11/09/2018 | 11:47

Gruaja shkon dhe kërcënon një burrë tek shtëpia e tij

Një grua ka shkuar dhe ka kërcënuar një djalë tek shtëpia e tij në fshatin Serbobran të Istogut njofton Policia e Kosovës.


Pas një mosmarrëveshje që kishin në mes të dy familjeve, e dyshuara femër në këtë rast ka shkuar dhe ka kërcënuar dhe kanosur me fjalë të ndryshme, shkruan gazetametro.net.

Policia ka njoftuar se dyshuara me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një konflikti të mëhershëm në mes të dy familjeve ka shkuar te shtëpia e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe e ka kanosur me fjalë të ndryshme kërcënuese. Me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë