Loading…

Gruaja nga Kosova rrëfen tmerrin e përjetuar: Institucionet u vonuan 5 ditë për testim, është prekur vajza ime 2 vjeç

  • 20/04/2020 | 17:48

Gruaja nga Kosova rrëfen tmerrin e përjetuar: Institucionet u vonuan 5 ditë për testim, është prekur vajza ime 2 vjeç

Familjarja e një prej të infektuarve me COVID-19 ka rrëfyer vështirësitë e mëdha që kanë kaluar derisa kanë arritur të testohen për coronavirus. Ajo thotë se pavarësisht se familjari kishte shenja shumë të mëdha të COVID-19, institucionet u vonuar pesë ditë e që sipas saj kjo ndikoi që edhe familjarë të tjerë të infektohen.


“Familjari ynë kishte disa ankesa por nuk ishin shenja të coronavirusit. Ka vazhdua terapinë në QMF duke marrë edhe antibiotik. Ka pasur kryesisht dhimbje të shpinës. Pas pesë ditësh kur ka filluar terapinë, kanë filluar shenjat me të theksuara si ethe, temperaturë e madhe dhe pak si humbje e vetëdijes”, tregon një qytetare për emision Radar në RTV Dukagjini.

Kjo qytetare e cila ka dashur të mbetet anonime, ka shtuar se familjarët e tjerë të cilët dolën pozitiv me COVID-19, pritën pesë ditë për tu testuar.

https://www.facebook.com/RadarRadioDukagjini/videos/557163451577712/

“Kemi thirrur në Institut për të ardhur e t’i bëjnë testet pasi në familje është shtuar frika. Na kanë thënë janë 5,000 veta në pritje dhe ne duhet të presim. Kemi pritur pesë ditë dhe pas insistimit të madh nga ne pasi edhe anëtarët tjerë të familjes vetëm sa filluan t’i shohin simptomat. Ditën e pestë na i morën mostrat ku edhe anëtarët e tjerë dolën pozitiv”.

“Testin e kryem te QKMF-ja. Kemi shkuar me dy vetura tonat për katër herë. Pas një procedure të thjesht në QKMF që na kanë marrë mostrat jemi kthyer në shtëpi ku jemi vet izoluar. Pos që jemi të izoluar në shtëpi, unë dhe vajza jemi të izoluar edhe në dhoma

Familjarja e të infektuarve tregon se vet ka rezultuar negative në COVID-19, ndërsa vajza e saj 2-vjeçare pozitive.

E rezultatet sipas saj, i mësuan nga interneti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë