Jo të gjitha gjërat që ndodhin në botë, mund të shpjegohen. Disa prej tyre, qëndrojnë gjithmonë një mister, transmeton Gazeta Metro.
Sidoqoftë, disa mistere janë më interesante se sa të tjerat, thjeshtë nga mënyra se sa të çuditshme janë ato.
Më poshtë, u sjellim 4 gjërat më misterioze që kanë ndodhur në botë:
1.Misteri i zogjëve të ngordhur
Ngordhje të pazakonta të zogjëve, kanë ndodhur që nga viti 1940.
Vetëm një ditë para ndërrimit të moteve në vitin 2010, një qytet i vogël i njohur si Arkansas, u zgjua duke parë mijëra zogjë me krahë të kuq, të ngordhur. Sipas hetuesëve, zogjët e ngordhur kanë rënë mbi çati, trotuare e edhe nëpër fusha, përcjell Gazeta Metro.
Më vonë ata zbuluan se kjo ndodhi si rezultat i një ekspozimi të parakohshëm të fishekzjarreve, që quan në ngordhjen e rreth 500 zogjëve.
Sidoqoftë, pasi ngordhja e zogjëve vazhdoi të ndodhte edhe pas asaj kohe, hetuesit erdhën në përfundim se ende duhet të bëhen hulumtime, në mënyrë që të zbulohet se çfarë u shkaktoi zogjëve ngordhjen, përgjatë dekadave.
Ngjarja, ende mbetet një mister.
2.Gruaja që qëndroi e ngrirë, e më pas u ‘ringjall’
Kur një grua në Minesota bëri aksident trafiku, gjatë kohës kur temperaturat ishin deri në 20 gradë, askush nuk e vërejti gjatë gjithë ditës, dhe bora e ngriu atë.
Kur komshinjtë e panë trupin e gruas mëngjesin tjetër, ajo dukej më shumë si një statujë prej akulli, se sa një person i vërtetë.
Pasi e dërguan në spital, mjekët me shumë përpjekje ia shpëtuan jetën, por ajo qëndroi në koma pasi kishte marrë dëmtime të shumëta në tru, dhe askush se priste që të mbijetonte shumë.
Mirëpo, pikërisht atëherë kur nuk pritej dhe thuhej se i kishin mbetur vetëm disa ditë jetë, gruaja u zgjua nga koma, doli nga spitali dhe e vazhdoi jetën e saj.
3.Beteja e Los Angeles
Në 25 shkurtin e vitit 1942, në qiellin e Los Angeles u shfaq një objekt, që kërcënoi jetët e atyre që ndodheshin poshtë.
Fillimisht u tha se ishte një sulm nga Japonia, kjo pasi SHBA hyri në Luftën e dytë Botërore, në përgjgije të sulmit të Marines Japoneze.
Mirëpo, duke folur në një konferencë shtypi pas kësaj, Sekretari i Marinës, Franck Knox e quajti inicdenti një ‘’alarm të rremë’’.
Ky ‘’alarm i rremë’’, shkaktoi vdekjen e disa personave, kjo nga sulmet e panikut.
4. Ngjarja Tunguska
Në mëngjersin e 30 qershorit të vitit 1908, në liqenin Stony Tunguska në Rusi, ndodhi një shpërthim i madh.
Ky shpërthim i cili konsiderohet si më i fuqishmi në histori, u përhap deri në 2000 metra katrorë larg vendit të ngjarjes, mirëpo prap se prap nuk e shkaktoi as edhe një viktimë.
Ngjarja, zakonisht i atribuohet shpërthimit në ajër të një meteori. Mirëpo, tashmë më shumë se një shekull prej që kur ka ndodhur, rasti qëndron ende një mister./gazetametro.net