Loading…

Gruaja e Lirak Çelajt tregon pse duhet votuar bashkëshorti i saj për kryetar të Prishtinës

  • 28/09/2017 | 21:40

Gruaja e Lirak Çelajt tregon pse duhet votuar bashkëshorti i saj për kryetar të Prishtinës

Gruaja e Lirak Celajt, Baukida në intervistën për ‘Debat Përnime’  ka thënë se bashkështorti i saj do të punoj pa kurrfarë interesi për Prishtinën, pasi që sipas saj, ai e do shumë vendin e tij dhe për këtë arsye edhe ka luftuar.


“Fakti që ka luftuar për vendin e tij, tregon se Liraku e do shumë vendin e tij e në vecanti Prishtinën. Prandaj unë mendoj që Liraku do të punoj shumë për Prishtinën pa kurrfarë interesi. Liraku është i guximshëm e më së shumti i fjalës”, ka thënë ajo.

Mirëpo në këtë intervistë nuk ka marrë pjesë gruaja e Shpend Ahmetit, e as gruaja e Arban Abrashit, të cilën gazetarja Jeta Xharra e arsyetoi pasi është shtatzënë, ndërsa ka munguar edhe gruaja e kandidatit nga radhët e AKR’së Selim Pacollit, i cili tha se gruaja është në një vizitë vizitë zyrtare.

Në debat po marrin pjesë Arban Abrashi (LDK), Arbër Vllahiu (AAK), Avni Çakmaku (Fjala), Lirak Çelaj (PDK), Rifat Deri (Alternativa), Selim Pacolli (AKR) dhe Shpend Ahmeti (VV)./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë