Loading…

Gruaja e ambasadorit kosovar në Tiranë emërohet u.d Drejtoreshë e Radio Kosovës

  • 19/02/2022 | 21:32

Gruaja e ambasadorit kosovar në Tiranë emërohet u.d Drejtoreshë e Radio Kosovës

Sot Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D Drejtor i Përgjithshëm të RTK-së për caktimin e Flora Masurica Durmishi U.D Drejtoreshë e Radio Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Flora Masurica Durmishi, mësohet se është bashkëshortja e ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishit.

Ahmetxhekaj ka arsyetuar propozimin për Masurica-Durmishin, me kontributin e saj profesional shumëvjeçar.

Kujtojmë se nga Qeveria Kurti dhe pushteti i tanishëm vazhdimisht ka pasur punësime familjare, apo të personave që më pas dolën se kishin lidhje me pushtetin aktual.

‘’ Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e datës 19 shkurt 2022, ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D Drejtor i Përgjithshëm të RTK-së për caktimin e Flora Masurica Durmishi U.D Drejtoreshë e Radio Kosovës. Z. Ahmetxhekaj ka arsyetuar propozimin për zonjën Masurica Durmishi me kontributin e saj profesional shumëvjeçar në radio dhe planet e përbashkëta për avancimin e pozitës së Radio Kosova 1 dhe 2 në tregun medial të Kosovës’’, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Bordi i RTK’së.

Kujtojmë se përkundër që Ministria e Punëve të Jashtme e kishte ditur që diplomati Skënder Durmishi ishte çështje javësh kur do ta arrinte moshën e pensionimit, ai ishte emëruar Ambasador i Kosovës në Shqipëri dhe aktualisht po vazhdon të qëndrojë kundërligjshëm në këtë pozitë diplomatike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë