Një refugjate nga Afganistani, me emrin Nuris Nazami ka lindur në stacionin e autobusëve në fshatin Vracevo afër Leposavicit në veri të Kosovës, ku ajo u transferua pastaj në spitalin e Mitrovicës.
Një banorë i këtij fshati u ka thënë mediave se gruaja nga Afganistani kishte lindur një vajzë.
Fshatarët thirrën menjëherë policinë dhe mjekët, ku pastaj nëna dhe vajza janë transferuar në Departamentin e gjinekologjisë në Qendrën klinike të Mitrovicës.
Gjinekologu Nebojsa Belovic, ka thënë se është e vështirë për të marrë informacione nga pacientja ngase nuk flet anglisht.
Familja Nazam mbërritën 10 ditë më parë në Kosovë, dhe ishte kontrolluar në Prizren ku i ishte thënë se shtatzania e saj ishte normale.
Ata janë duke u strehuar në një shtëpi të braktisur, kështu duke pritur mundësinë e parë të dalin në Serbi e pastaj në Evropën Perëndimore./gazetametro.net