Loading…

‘Growing Up Fat & Albanian’ ku luan aktori shqiptar Shpend Xani, premierë në New York

  • 29/04/2017 | 08:07

‘Growing Up Fat & Albanian’ ku luan aktori shqiptar Shpend Xani, premierë në New York

Ky filmi i cili trajton raportet familjare dhe sfidat e gjeneratës së parë të emigrantëve në Amerikë, ka mbledhë rreth vetës aktorë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në New York, ku ndër ta është edhe aktori Shpend Xani i cili ka folur për KultPlus më shumë rreth rolit tij në këtë film.


“Growing Up Fat & Albanian”, është filmi më i ri i metrazhit të shkurtër që vjen me skenar të Elza Zagreda e regji të Dhimitër Ismailaj dhe Elza Zagreda. Filmi trajton raportet familjare dhe sfidat e gjeneratës së parë të emigrantëve në Amerikë. Ky film me zhanër komedi ka mbledhë rreth vetës aktorë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në New York, ku ndër ta është edhe aktori Shpend Xani i cili për KultPlus ka zbuluar më shumë rreth rolit të tij në këtë film.

“Unë luaj rolin e babait të Elles, Rocky-n, një prej roleve kryesore në filmin “Growing Up Fat and Albanian”. Ka qenë kënaqësi të punoj me një ekip të talentuar edhe në të njëjtën kohë sfidë të luaj të njëjtin karakter (Rocky) babain e Elles në katër faza t ë ndryshme të jetës, prej kur ka qenë i ri në vitet 70-ta deri kur bëhet plak në ditët e sotme”, ka treguar aktori Xani për KultPlus, duke vazhduar tutje të shpjegojë se Rocky si çdo prind dhe emigrant në një shtet të ri mundohet të punoj, ta mbaj familjen duke i ruaj me fanatizëm traditat shqiptare.

Filmi ka shumë momente komike dhe prekëse nga jeta e emigrantëve të hershëm shqiptarë në Amerikë.

Në film luajnë aktorët: Elza Zagreda, Isabella Knight, Toni Naumovski, Freia M.Titland, Bekim Qela e të tjerë.

Premiera zyrtare e filmit ka qenë më datë 22 prill në Manhattan Film Festival, në New York, ndërsa nëse një premierë do të vijë edhe në Kosovë, kjo ende nuk dihet.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë