Loading…

Gropat e thëngjillit nga ku nxirret ‘buka e gojës’ (Foto)

  • Nga

  • 25/01/2017 | 15:59

Gropat e thëngjillit nga ku nxirret ‘buka e gojës’ (Foto)

“Qysh e ka shkruar zoti, nuk i tutna vdekjes” – janë pak fjalë që thotë një banor i Zhilivodës, i cili ka kohë që ‘bukën e gojës’ e siguron përmes një veprimtarie ilegale dhe të rrezikshme.


Gati çdo ditë ky banor i cili tashmë ka mbushur të 50’at, rrezikon jetën e tij duke u futur në dhjetëra metra nën tokë duke gjurmuar lëndë djegëse, thëngjill.

unnamed

Me të ardhurat që siguron nga shitja e këtij thëngjilli siguron jetën për vete dhe familjen e tij. Madje, për këto të holla ai rrezikon edhe fëmijët e tij.

Por nuk është vetëm ky banor. Kjo, tashmë edhe pse larg syve të shtetit është shndërruar në një biznes fitimprurës për shumë banorë të këtij vendi.

unnamed-3

Nga Zhilivoda, një fshat i thellë i komunës së Vushtrrisë dalin shpesh kamionë të ngarkuar me thëngjill, dhe bartën për në qytete tjera, pikërisht të mbushur nga këta banorë.

Ani pse këta lloj thasësh mund të blihen lehtë nëpër çdo qytet të Kosovës, nga këto foto shihet se ata nuk nxirren edhe aq lehtë./gazetametro.net

unnamed-2

unnamed-7

unnamed-4

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë