Loading…

Gripi shqetësues, gjashtë mijë pacientë vetëm për një muaj

  • 05/12/2016 | 17:26

Gripi shqetësues, gjashtë mijë pacientë vetëm për një muaj

Vetëm në repartin e Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, muajin e fundit ka pasur rreth 6000 pacientë. Ky është njoftimi që ka dhënë vetë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

Ai, shpreh shqetësimin e tij më numrin e madh të pacientëve që po kërkojnë ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ky fluks që sipas Ahmetit, ka marrë gati përmasat e një epidemie nga gripi, po vështirëson shumë qasjen dhe kryerjen e shërbimeve të shpejta nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, por edhe punën e personelit shëndetësor nëpër këto Qendra.

qkmf-prishtine-3

Ahmeti thotë se pavarësisht përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit, është shumë e vështirë që të përballet me qindra qytetarë nëpër çdo Qendër gjatë ditës.

“Vetëm në repartin e Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, muajin e fundit ka pasur rreth 6000 pacientë. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.5 gjatë një muaji ka pasur mbi 600 dhënie infuzionesh dhe mbi 2500 injeksione në mënyrë që në asnjë moment pacientët të mos referohen dhe maltretohen në qendra tjera. Kjo situatë është e njëjtë edhe në Qendrat e tjera të Mjekësisë Familjare. Duke pasur parasysh edhe numrin e pamjaftueshëm të personelit shëndetësor dhe fluksin edhe nga pacientë nga Komunat tjera, kjo po e shton akoma më shumë këtë problem”, shkruan ai.

Në këtë publikim Ahmeti ka kërkuar mirëkuptimin dhe konsideratën e  qytetarëve për stafin shëndetësor, i cili është duke dhënë maksimumin, derisa të kalojë kjo periudhë e vështirë për të gjithë ne./gazetametro.net

qkmf-prishtine-2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë